ARMO, nënshkruhet marrëveshja e shitjes së aksioneve
Është nënshkruar sot kontrata për shitjen e 85% të aksioneve të shoqërisë ARMO sh.a tek kompania Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited dhe Refinery Associates of Texas. Opozita ka akuzuar se në kontratën e shitjes mungojnë 90 mln USD
TIRANE- Zv.Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali dhe përfaqësuesi i Konsorciumit Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited dhe Refinery Associates of Texas, INC Rezart Taçi nënshkruan sot marrëveshjen për kalimin e pronësisë të 85 % të aksioneve shtetërore të ARMO sh.a te ky konsorcium.
Zv. Ministri Alibali tha se ky kalim pronësie bëhet pas një procesi të gjatë të tenderit ndërkombëtar për shitjen e këtyre aksioneve si dhe pagesës nga ana e konsorciumit të 128,750,000 euro.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Konsorciumit, Rezart Taçi ka garantuar respektimin e Biznes Planit të dorëzuar në tender dhe investimin e një shume prej $ 240 milionë dollarësh gjatë 5 viteve.
Zbatimi i biznesplanit, përveç parashikimeve të ndryshme kontraktuale, garantohet edhe nëpërmjet penaliteteve që palët kanë parashikuar në rast moszbatimi të tij. Kontrata i detyron blerësit e ARMO-s të mos shesë aksionet e tij pa miratimin e Ministrisë për një periudhë pesëvjeçare. Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfiton 100 % të dividentit nga ARMO deri në ditën e sotme, kur është bërë efektive kontrata.
Akuza e opozitës, në kontratën e shitjes mungojnë 90 mln USD
Ndryshe nga ç’ishte deklaruar gjatë zhvillimit të tenderit, kontrata e lidhur midis qeverisë dhe kompanisë që bleu kompaninë “ARMO” nuk parashikon një investim prej 240 milionë euro, por 240 milionë dollarë. Një ndryshim i tillë në monedhë përkthehet në një diferencë të theksuar dhe anëtarët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë kanë kundërshtuar këtë pikë, që sipas tyre është një shkelje e hapur.
Opozita ka shprehur pakënaqësi për disa pika, ku më e diskutueshmja ishte ajo e vlerës së investimit pas shitjes, e cila në tenderin e hapur është deklaruar 240 milionë euro dhe në kontratë e njëjta shifër figuron me dollarë amerikanë. Sipas opozitës, nisur nga kursi i këmbimit, bëhet fjalë për një ulje në vlerën e parashikuar të investimeve prej rreth 90 milionë dollarësh më pak. “Ka një problem shumë të madh dhe nuk ka asnjë lloj sqarimi në materialin e Këshillit të Ministrave”,- u shpreh anëtari socialist i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, në kohën kur u bë e ditur kontrata e ARMO-s.
Por kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Neritan Alibali shpjegoi se ky ka qenë një lapsus gjatë procesit të ankandit. “Mund të vini të hapni dokumentet e dorëzuara dhe të gjitha diskutimet e analizat janë bërë mbi këtë bazë. Mund të flitet për një gabim njerëzor”,- u shpreh Alibali. Shitja e 85 për qind të aksioneve të “ARMO”-s për 125 milionë euro u miratua nga qeveria javën që shkoi.
Në atë kohë zv/ministri i Ekonomisë, Neritan Alibali ka nxituar të ripohojë akuzat se gjatë procesit të tenderimit, vlerësimit të ofertave dhe analizës së kompanive pretendente, ka pasur individë, të cilët janë përpjekur të marrin informacione në mënyrë të paligjshme, kanë ndikuar edhe në media të ndryshme për të krijuar opinione, etj. Për herë të parë, ekzistencën e një grupi “sabotator” , që të ketë vepruar gjatë procesit të tenderit për shitjen e “ARMO”-s, e përmendi kreu i Ekzekutivit, Sali Berisha. Sipas tij, Policia Kriminale dhe Ministria e Brendshme kishin arritur të neutralizonin një grup individësh, të cilët, të joshur nga fitime personale, kishin punuar për të bërë që të dështonte tenderi, të cilin ai e cilësoi si “më të suksesshmin” e kryer ndonjëherë nga administrata publike.
(O.Zh/ BalkanWeb)