Bosch: Padia ndaj Av. Popullit, gabim i rëndë
Ambasadori i OSBE, Bosch, nisur nga përplasja e policisë së Shkodrës me Avokatin e Popullit tha se mbështet fuqimisht institucionin e Avokatit të Popullit dhe i bën thirje policisë ta lërë atë të qetë në ushtrimin e funksionit të tij.
TIRANE- OSBE mbështet fuqimisht institucionin e Avokatit të Popullit dhe i bën thirrje policisë ta lërë atë të qetë në ushtrimin e funksionit të tij. Ambasadori Robert Bosch nisur edhe nga përplasja e fundit e policisë së Shkodrës me Avokatin e Popullit tha sot se policia edhe pse po punon mirë, duhet të respektojë ligjet mbi të drejtat e njeriut.
“Doja të shprehja vlerësimin tim për institucionin e Avokatit të Popullit, i cili duhet të funksionojë pa asnjë lloj kufizimi brenda mandatit të tij që midis të tjerave përmban edhe kontrollimin e ambienteve të burgimit dhe paraburgimit” tha Bosch.
Më tej Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch tha se “sigurisht e di që policia është duke bërë një punë shumë të mire madje shpesh herë shumë të vështire, por ata herë pas here duhet të inspektohen dhe kontrollohen, diçka që e parashikon edhe ligji. Për fat të mirë Shqipëria i ka këto mekanizma dhe ato duhen lejuar të funksionojnë pa asnjë lloj ndërhyrje”.
Duke folur edhe në emër të Këshillit të Evropës, Bosch tha se misioni i Avokatit të Popullit ka mbështetjen e këtyre insitutcioneve.
“Unë si përfaqësues i OSBE-së edhe pa u konsultuar mund të flasë edhe në emër të Këshillit të Europës. Në mbështesim forte institucionin e Avokatit të Popullit dhe dënojmë çdo akt dhune apo keqtrajtimi që parashikohet në dokumentet ndërkombëtare të OSBE-së dhe Këshillit të Europës”, përfundoi Bosch.
Ndërsa vetë Avokati i Popullit, kërkoi nga Ministria e Brendshme të prononcohej në lidhje me padinë që policia e Shkdorës ka bërë ndaj institucionit që ai drejton.
“Ne shprehëm gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit. Unë shpreh qëndrimin tim institucional se nuk jam i kënaqur me deklaratën e Ministrisë së Brendshme, sepse në këtë deklaratë duhet të shprehet qëndrimi i Ministrisë së Brendshme dhe i Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë së Shtetit në lidhje me padinë që ka bërë Drejtoria e Policisë së Shkodrës ndaj Avokatit të Popullit”, u shpreh Avokati i Popullit Ermir Dobjani.
Dhe nuk ka vonuar as reagimi i Policisë së Shtetit. Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit, ndonëse shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, thekson se rasti i Shkodrës është deformuar dhe politizuar. Njoftimi bën të ditur se në zyrat e policisë së Shkodrës, ku po zhvillohej një hetim për një vrasje të vitit 1997 ka hyrë Avokati i Popullit, i cili pavarësisht se ka konstatuar se askush nuk po pyetej në kundërshtim me rregullat e marrjes së dëshmisë, ka ndërhyrë arbitrarisht, duke ndërprerë procesin e hetimit, dhe duke marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore.
Sipas deklaratës së policisë, Avokati i Popullit ka dhënë publikisht të dhëna mbi karakteristikat e dëshmitarëve, çka bie në kundërshtim të plotë me Kodin e Procedurës Penale, duke shkelur nenin 297 te “Ruajtjes se sekretit hetimor”.
Në vend të një përgjigjeje për t’u tërhequr nga padia drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka sqaruar se, eksperti mjeko-ligjor deklaroi se shtetasi që pretendon avokati se ishte dhunuar nuk kishte asnjë shenjë dhunë në ndonjë pjesë të trupit.
(a.r/news24/balkanweb)