Albpetrol, reformë e re te punonjësit, kriza godet
Analiza 9-mujore e “Albpetrol” trajton ndikimet e krizës globale në aktivitetin e kompanisë. Drejtori i kompanisë njofton se do të vazhdojë reforma për shkurtimin e fuqisë punëtore edhe gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të rritjes së kostove
FIER - Kriza globale jep ndikimet e saj edhe në kompaninë shqiptare të naftës “Albpetrol”sh.a. “Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar dhe pikërisht të një fuçie me naftë deri në kuotat e 46 $, ka bërë që të lëkunden edhe çmimet e vendosura nga “Albpetrol”. Duhet që të kemi edhe ne çmime të leverdishme me qëllim që të mos ndikohemi drejtpërdrejt nga tregu ndërkombëtar i karburanteve”. Kështu është shprehur kreu i Kompanisë “Albpetrol”sh.a, Ylli Gjonaj në analizën 9-mujore të kompanisë që drejton, analizë që u zhvillua mesditën e së mërkurës në mjediset e drejtorisë së përgjithshme të “Albpetrolit”.
Në deklaratën e tij të gjatë për aktivitetin 9-mujor të kompanisë “Albpetrol” drejtori i përgjithshëm Ylli Gjonaj u përqendrua më shumë në problemet që ka hasur kjo kompani. “Konjukturat e tregut të karburanteve për vendosjen e çmimit, asistenca, investimet, por edhe procesi i privatizimit të kompanisë “Armo” kanë dhënë ndikimin e tyre në aktivitetin tonë”- tha ai.
Sipas Gjonaj, procesi i shkurtimit të fuqisë punonjëse të “Albpetrol-it” do të vijojë edhe gjatë vitit në vazhdim, por edhe vitin e ardhshëm. Po sipas tij, ndërmarrjet dhe sektorët e kompanisë duhet të rishikojnë numrin e punonjësve, pasi ka edhe sektor që të ardhurat i kanë shumë herë më të ulëta se numri i punonjësve që regjistrojnë.
Aktualisht numri i punonjësve në të gjithë kompaninë “Albpetrol”sh.a është 3 770 nga 4 600 që ka patur në fillim të vitit. Për periudhën e fundit të këtij viti përveç prodhimit dhe kostos së tij kompania e naftës “Albpetrol” do të përqendrohet në realizimin e investimeve, kryesisht në mjedis. Zëri i investimeve në mjedis në krahasim me periudhën 6-mujore të këtij viti është rritur nga 37 % në 56 %, ndërkohë që është zbutur niveli i ndotjes dhe pritet që investime të tjera të kryhen për këtë pikë të rëndësishme. Edhe pse po projektohet privatizimi i “Albpetrol” si dhe numri i puseve që po shfrytëzon kjo kompani po ulet nga muaji në muaj, si shkak i dhënies së tyre drejt kompanive të huaja, sërish “Albpetrol” sh.a mbetet me të ardhura të larta dhe mjaft të rëndësishme për buxhetin e shtetit.
Analiza financiare e “Albpetrol-it”
Sipas drejtorit teknik të kësaj kompanie, Vasillaq Ngresi, mësohet se : “për periudhën 9-mujore kompania “Albpetrol”.sh.a ka mundur të sigurojë 116 milion lekë nga 224 milion që kishte parashikuar. Fitimi i deritanishëm i kësaj kompanie është plot 367 milion lekë”.
“Zëri financiar i titulluar prodhimi i naftës , është realizuar në masën 112 %, cka do të thotë u arrit të prodhohej një sasi prej 18.8 mijë tonë naftë. Kurse në total të ardhurat e kompanisë arrijnë në 1 miliard e 315 milion lekë.
Në analizën e zhvilluar mesditën e së mërkurës , ku merrte pjesë edhe një ekip i Ministrisë së Energjetikës, drejtuesit teknik dhe ekonomik të “Albpetrol-it” kanë premtuar prodhim të gazit metan brenda vendit.
“Janë tre vendburime të njohura për prodhim gazi. Është vendburimi i Povelcës, vendburimi i Frakullës si dhe ai i Divjakës. Gazi propan që përftohet nga këto vendburime duhet që me pak investim të kthehet në gaz metan. Neve nuk na mungojnë specialistët që të mund të realizojnë prodhimin e gazit metan brenda vendit”- ka thënë Ylli Gjonaj.
(Matilda Troka/ O.Zh/ BalkanWeb)