Ne gjyq per protestat nacionaliste

Luan Halili dhe Eugen Gega jane dy nga organizatoret e nje tubimi te mbajtur ne 31 maj te ketij viti.
Tubimi drejtohej kunder prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera dhe kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, te cilet kishin marre pjese ne festimet e mbajtura ne Konice te Greqise ku perkujtohej protokolli i Korfuzit.
Ne tubimin e mbajtur nga banoret e fshatit Toç ne Tepelene jane hedhur deklarata nacionaliste. Sipas prokurorit te ceshtjes dy te akuzuarit kane shkelur ligjet duke organizuar tubime te paligjshme me rrezikshmeri shoqerore.
Padia ndaj tyre eshte bere nga komisariati i Tepelenes per te cilin avokati mbrojtjes thote se kishte dhene miratim verbal per mbajtjen e kesaj proteste.
Dy te rinjte jane paraqitur ne sallen e gjyqit me simbole kombetare dhe nuk kane pranuar akuzen duke thene se protesta ishte nje detyre patriotike.
Gjykatesi kerkoi thirrjen e deshmitareve te tjere ne ngjarje dhe per kete arsye seance e radhes u shty per ne daten 17 dhjetor