E Enjte, 5 Nëntor 2026

ARRSH: Do të reduktohet furnizimin me energji elektrike në akset rrugore!

Shqipëria do të reduktojë furnizimin me energji elektrike në akset rrugore, si pjesë e një strategjie kursimi. 
Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, gjatë një mbledhjeje me ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Verdho njoftoi se në disa akse energjia do ndërpritet pas orës 12:00. Ai përmendi qytete si Shkodra, Tepelena dhe Gjirokastra.

“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje. Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme ka ndërprerje. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në Bypassin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore”, tha Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›