E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mblidhet Komiteti i Energjisë, KESH në gatishmëri që qytetarëve të mos u mungojë energjia!

Komiteti i Energjisë është mbledhur këtë të mërkurë ka ndjekur nga afër zhvillimet lidhur me situatën energjitike në vend dhe konjukturat e çmimeve.
Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, tha se KESH ka qenë në gatishmëri dhe se energjia për qytetarët nuk do të mungojë.
“Menaxhimi bërë nga KESH është i mirë. Jemi treguar të kujdesshëm nga blerjet dhe i kemi njoftuar qytetarët se kush janë çmimet që përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar. Pra, kjo situatë po menaxhohet dhe KESH është në gatishmëri. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet për familjarët, biznesin familjar. Pavarësisht kushteve që na ka vendosur moti, ne do të tregojmë gatishmërinë tonë për të mundësuar energjinë”, tha Balluku.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›