E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bordi merr vendim për tri ditët e ardhshme, rritet çmimi i naftës në vend

Bordi i Transparencës i mbledhur sot vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Sipas Ministrisë së Financës, çmimet e vendosura reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Më poshtë pasqyron çmimet e tregtimit të karburanteve në bursë, për: 

Gazoil: Çmimi në bursë në datë 22 Mars ka qenë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qenë 973 $/Ton .

Benzinë: Çmimi në bursë në datë 22 Mars ka qenë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë 16 Mars kur ka qenë 973 $/Ton

Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të radhës vendosi:

1.                Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër,  dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.

2.                Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022,  të  jetë 233 lekë/litri.

3.                Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të  jetë 218 lekë/litri.

4.                Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Ministria e Financës thekson se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›