Gripi i shpendëve, groposen pulat e ngrodhura dhe të infektuara

Në Shqipëri mbi 385 mijë pula kanë ngrodhur nga gripi i shpendëve, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Zv. Ministrja Ermira Gjeçi tha shumica e pulave të ngrodhura janë groposur. Ajo lajmëroi se ka dalë urdhëri edhe për asgjesimin të pulave që kanë rezultuar të infektuara. Ndërkaq në karantinë janë futur 3 zona ku janë konfirmuar raste pozitive, në Durrës, Dibër dhe Korçë.
Sipas zv. Ministres së bujqësisë nga studimet e bëra nuk ka asnjë rast që sëmundja mund të transmetohet nga konsumimi i nënproduktet e shpendëve. Raste të gripit të shpendëve janë konfirmuar edhe në shumë vende të Europës.