E Diel, 1 Nëntor 2026

ARRSH: Ekipet në terren pas reshjeve, qarkullimi vijon normalisht në rrugët nacionale

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Qarkullimi në të gjitha akset nacionale vijon normalisht, pavarësisht reshjeve të shiut të regjistruara gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes, të cilat vijojnë punën në terren për pastrimin e akseve, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave.

Grupet e punës janë të pajisura me mjetet dhe pajisjet përkatëse për të ndërhyrë në segmentet ku reshjet mund të ndikojnë në kushtet e qarkullimit.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku reshjet mund të krijojnë vështirësi në rrugë.

1 nga 5

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›