E Enjte, 5 Nëntor 2026

ARRSH: Pastrohen inertet, qarkullim normal në aksin Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve në aksin Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan. ARRSH informon se inertet janë pastruar dhe qarkullimi në këto segmentet rrugore vijon normalisht. “Në segmentet, Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve, të cilët janë pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. ARRSH informon po ashtu se “reshjet e shiut me intensitet të ulët mëngjesin e sotëm nuk kanë sjellë problematika për qarkullimin e mjeteve në të gjithë pjesën tjetër të territorit”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›