Universiteti i Vlorës, plotësohen kuotat tek Fakulteti i Shëndetit. Degët e mësuesisë pak kërkesa

Gjatë raundit të parë të regjistrimeve pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, vetëm Fakulteti i Shëndetit ka përmbushur pritshmëritë. Zv/rektorja Frosina Qyrdeti tha për RTSH-në, se si programet bahcelor edhe ato master të këtij fakulteti janë më të preferuarit.
Pritshmëri për realizimin e kuotave ka edhe në degën gazetari/ trashëgimi kulturore, ndërsa edhe këtë vit me mungesë kërkesash janë degët e mësuesisë.
Regjistrimet në universitete për vitin e parë bahcelor bëhen në tre raunde. Raundi i parë ishte shtrirë në 2 javë, 2- 15 shtator, raundi i dytë 30 shtator- 9 tetor, ndërsa raundi I tretë21-26 tetor. Prej datës 13 shtator në të gjitha fakultetet pranë Universitetin e Vlorës kanë nisur edhe regjistrimet për nivelin master të studimeve.