E Enjte, 5 Nëntor 2026

Universiteti i Korçës, 500 maturantë të regjistruar në raundin e parë

Data 15 shtator shënonte mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve në universitet. Deri në këto momente janë rreth 500 maturantë të regjistruar në të gjitha programet e studimit që ofron Universiteti “Fan.S.Noli” në Korçë. Sipas rektorit Dhimitri Bello, këtë vit numri i maturantëve është 28% më i ulët se viti i kaluar. Sipas tij disa programe studimi kryesisht ato të mësuesisë shënojnë numrin më të vogël të regjistrimeve, në krahasim me programet e tjera të cilat kanë plotësuar kuotat.
Rektori Bello thotë se pritet një rritje e numrit të regjistrimeve, pasi ka ende dy raunde të tjera. Sipas tij, në këtë vit të ri akademik, asnjë prej programeve të studimit nuk rrezikon të mbyllet. 
Pas mbylljes së raundit të parë, maturantët e paregjistruar mund të informohen online mbi kuotat e lira të çdo programi, për të vijuar më pas me aplikimin e tyre. Raundi i dytë i regjistrimit në universitet përmban 5 faza 48 orëshe përgjatë 10 ditëve nga 30 shtatori deri në 9 tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›