E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kontribut në arsim, Kushi vlerëson mësuesen nga Devolli, Zoja Bino

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin 37-vjeçar në arsim të Zoja Binos, mësuese dhe drejtuese në shkollën e mesme të bashkuar “Jorgo Plaku”, Hoçisht, Devoll.

“Mësuesja e matematikës dhe fizikës Zoja Bino ka ndërtuar figurën e një mësuesi model, falë aftësive të saj profesionale, punës së palodhur, si dhe komunikimit e bashkëpunimit racional me nxënësit, kolegët dhe​ komunitetin”, vlerësoi Kushi​.

“Korrekte dhe e përkushtuar për krijimin e një atmosfere miqësore, të sigurt dhe pozitive në mësimdhënie, ajo dallohet gjithashtu për vizionin, metodologjinë shkencore, si dhe rezultatet e arritjet cilësore të nxënësve në olimpiadat rajonale dhe​ kombëtare”, tha më tej Ministrja. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›