ARRSH: Rrugë alternative për kalimin e mjeteve në aksin Librazhd-Përrenjas

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Përrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, dhe kërkon të ndiqet me kujdes sinjalistika rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.