ATK-ja, në një trendy si “Posta Shqiptare”
Pesëmujori i parë i këtij viti është një ndër periudhat më të suksesshme të ATK-së në arkëtimin e detyrimeve debitore, qysh nga krijimi i saj, këtu e 11 vjet të shkuara. Në fund të muajit maj ky tregues ishte mbi 110 për qind. Por më e rëndësishme se sa shifra e tejkalimit të arkëtimeve debitore është arritja e një trendy dhe performance të re, të cilën unë do të kisha dëshirë ta krahasoja me atë të Postës Shqiptare. Në ç’kuptim?
Siç dihet, në fund të vitit ’05, kur sapo ishte krijuar qeveria “Berisha”, një ndër ndërmarrjet dhe institucionet më problematike, pas KESH-it, ishte Posta Shqiptare, e drejtuar për shumë kohë nga “gjakprisja” socialiste Luiza Hoxha. Epidemia e korrupsionit dhe paaftësisë drejtuese që prodhoi qeverisja majtiste e viteve ’97-’05, e mbushur me banditë dhe anëtarë të ish Komiteteve të Shpëtimit Kombëtar, përfaqësuesja tipike e të cilëve ishte, bash mu në krye të Postës Shqiptare, e kishte dëmtuar në çdo aspekt këtë ndërmarrje shtetrore, mjaft të njohur dhe me një eksperiencë të konsiderueshme në të kaluarën. Nga gjithë kjo problematikë negative, opinioni publik është njohur vetëm me shifrën e përvetësimit të 3 milionë eurove nga ish Drejtoresha e Përgjithshme e Postës Shqiptare, Luiza Hoxha, gjë për të cilën u ndërmorë edhe një proces hetimor e gjyqsor, jo fort i suksesshëm, për shkak të trajtimit dhe mbrojtjes politike që i ofroi asaj Partia Socialiste dhe organet “majtiste” të drejtësisë. Çështjet e tjera “ia lanë në derë” Arqile Gores për t’i zgjidhur, pas emerimit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni të rëndësishëm publik, me shumë ndikim në jetën e qytetarëve. Tashmë nuk ka shqiptarë të mos e ketë provuar shërbimin e çmuar të Postës Shqiptare dhe njëkohësisht të mos ketë formuluar urimin e tij më të mirë për drejtuesit e këtij institucioni. Por fama e “Postës Shqiptare” ka kohë që i ka kaluar kufijtë e vendit tonë, duke u renditur me dinjitet përkrah simotrave të saj në të gjithë botën. Dhe gjithëçka është arritur, vetëm duke ndryshuar drejtimin dhe organizimin e punëve, në përputhje me strategjinë e mazhorancës aktuale për “qeverinë e shërbimit dhe të shërbesave”, përkrah ndryshimeve të duhura ligjore. Pa u zgjatur më tej në këtë histori suksesi, mund të them se, Posta Shqiptare është sot modeli i institucionit shtetror që simbolizon plotësisht ndryshimin e qeverisë “Berisha” në raport me qeverisjet e majta përgjatë 8 viteve rresht edhe përsa i përket drejtimit të subjekteve të ndryshme publike.
Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion i ri, i krijuar në vitin e dytë të mandatit të parë qeverisës të socialistëve, e cila, ndonëse ka edhe ndryshime të tjera esenciale në raport me Postën Shqiptare, ka të përbashkët me të startin e ndryshimit dhe të ringritjes, duke filluar nga një moment aspak shpresdhënës në vjeshtën e vitit ’05, ashtu si shumë ndërmarrje dhe institucione të tjera shtetrore që përjetuan tmerrqeverisjen e paparë majtiste për 8 vjetë rresht. Madje këto janë ndër ndërmarrjet dhe institucionet e pakta shtetrore që vazhdojnë ende me këtë status, pasi shumë prej tyre i janë nënshtruar procesit të sukseshëm të privatizimit, dhe tashmë kontribuojnë akoma më fuqishëm në ekonominë e tregut të lirë. Nga ana tjetër, vjeshta e vitit ’05 për ATK-në ishte “vjeshta e ankthit” për mbylljen përfundimtare të veprimtarisë së ATK-së. Dhjetori i atij viti ishte muaji i fundit i mbijetesës së Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ndonëse misioni i saj nuk ishte përmbushur as në masën 20 për qind, pasi ishte arkëtuar vetëm një e njëzeta e portofolit të kredive të transferuara nga ish bankat e nivelit të dytë. Ky përcaktim nuk ishte thjeshtë një opinion por një sanksion, i parashikuar në Ligjin Nr. 8894, datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, ndryshuar një vit më vonë me Ligjin Nr. 9099, datë 03.07.2003.
Natyrisht qysh në fillim, ATK-ja ishte krijuar si një institucion i përkohshëm, por përkohshmëria “elektorale” që i jepte asaj ligji i sipërpërmendur ishte thjeshtë një zgjidhje e diktuar nga atmosfera e përgjithëshme korruptive, e cila mbizotëronte “në të gjitha nivelet e qeverisjes majtiste”, sikundër shpreheshin herë pas herë institucionet ndërkombëtare në atë kohë. Përpikmëritë ligjore të këtij karakteri, nga njera anë, dhe magësitë e aketeve nënligjore nga ana tjetër, u bënë shkak që deri në fund të vitit ’05, ATK-ja të trajtohej si çiflig i një grupi të punësuarish aty nën drejtimin e kunatës së Fahrudin Arapit. Po përveç origjinës vlonjate dhe përkatësisë komuniste, ish Drejtoresha e Përgjithëshme e ATK-së nuk kishte asnjë lidhje tjetër me Luiza Hoxhën, ish Drejtoreshën e Përgjithëshme të Postës Shqiptare. Nga ana tjetër, unë nuk mund ta akuzojë drejtoreshën e ATK-së si “gjakpirëse korrupsioni”, por si “dhuruese gjaku” për këtë fenomen, nga që ishte e paaftë për ta kryer një detyrë të tillë. Megjithatë ishte mjaft e vendosur në selektimin politik të debitorëve, duke vënë para “bangës së të akuzurave” huamarrësit demokratë, që i kishin shpëtuar piketimit militar apo zjarrvënës të ’97-ës. Sidoqoftë, burimi i së keqes qëndronte në krye të piramidës qeveriëse, e cila, në rastin konkret, në vend të akteve nënligjore, kishte rekomanduar “vetadministrimin” shkresor. Kësisoj, ligji bazë i ATK-së ishte i pashoqëruar me akte nënligjore, dhe këtë funksion e kryenin disa udhëzime “antiligjore” të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i ATK-së. Me të drejtë Këshilli i ri Mbikqyrës, që u miratua nga qeveria “Berisha” i konsideroi të pavlefshme këto udhëzime, megjithëse ato u “hoqën nga qarkullimi” vetëm gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, pas miratimit të Vendimit Nr. 1045, datë 16.07. 2008 të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimit Nr. 29, datë 06.10.2008 të Ministrit të Financave në zbatim të tij.
Miratimi i akteve të reja ligjore e nënligjore kërkonte kohën e vet përgatitore, për më tepër që në fillim të ’06-ës mungonte çdo gjë, përveç udhëzimeve që kishin nxjerrë herë pas here Këshillat Mbikqyrës në periudhën e qeverisjes majtiste. Por qeveria “Berisha” ishte e painformuar si duhet për situatën e rëndë që trashëgonte ATK-ja nga periudhat e mëparshme, ndaj ndërhyja e parë ishte miratimi i një ndryshimi ligjor në shkurt të vitit ’06, që zgjaste pa afat veprimtarinë e ATK-së, duke menduar se kjo ishte zgjidhja e vetme që duhej, ndërkohë që kuadri ligjor ekzistues kishte edhe shumë mangësi të tjera. Një nga magësitë kryesore ishte mospërcaktimi i nxjerrjes së akteve nënligjore në zbatim të ligjit bazë të ATK-së. Kë këto kushte lindi inicitiva për hartimin e një ligji të ri për ATK-në, i cili mban Nr. 9731 dhe datën 10.05.2007. Në nënin 18 të këtij ligji përcaktohet edhe detyrimi i Këshillit të Ministrave për të nxjerrë brenda 90 ditëve aktet nënligjore në zbatim të tij; pra VKM-në përkatëse dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave. Por si rezultat i ndryshimit të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, pas dorëheqjes për arsye personale të z. Dilaver Stafa, një drejtues i përkushtuar dhe tepër i aftë, duke e zvendësuar atë me një person problematik dhe tërësisht të papërshtashëm për një post të tillë, përgatitja e akteve nënligjore u shty për më shumë se një vit dhe u bë e mundur pas ardhjes në krye të këtij institucioni të z. Agron Kaja, i cili ka meritën kryesore për peformancën dhe rezultatet spektakolare që ka arritur ATK-ja këto 5-6 muajt e fundit.
Kur erdhi z. Kaja në krye të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, në maj të vitit të kaluar, situata e krijuar nuk ishte më e mirë se ajo e dhjetorit ’05 për shkak të keqdrejtimit të këtij institucioni për periudhën qershor ’07 – maj ’08, ku u arrit të vihej dorë edhe për të dëmtuar memorjen historike të institucionit dhe për të shmanguar totalisht kërkesat apo procedurat ligjore në vendimmarrjen e Drejtorisë së Përgjithëshme. Kështu që drejtorit aktual z, Kaja dhe stafit të tij iu desh mjaft punë, që krahas ndjekjes së procedurave të miratimit të akteve nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 9731, datë 10.05.2007, të rikuperonte dhe dëmtimet e praktikës drejtuese apo trashgimisë pozitive të ATK-së ndër vite. Si rezultat i një përkushtimi dhe pune të tillë u bë e mundur që në 16.07.’08 të miratohet Vendimi Nr. 1045 i Këshillit të Ministrave dhe pas 2-3 muajësh, Udhëzimi Nr. 29, datë 06.10.2008 të Ministrit të Financave në zbatim të këtij vendimi. Pavarësisht mangësive dhe “përkohshmërisë majtiste” që përmbanin këto akte nënligjore, për shkak të “kufizimeve” të shumanëshme të paraardhësit të z. Kaja në përgatitjen e draftit të VKM-së, ishte hera e parë në historinë njëmbëdhjetë vjeçare të ATK-së që punohej mbi bazën e një kuadri të plotë ligjor. Ligji Nr. 9731, datë 10.05.2007, mbi bazën e të cilit u nxorrën aktet e mësipërme nënligjore, nuk përmbante asnjë kushtëzim të tillë, përkundrazi në nenin 2 të këtij ligji, objekt i veprimtarisë së Agjencisë së Trajtimit të Kredive, përveç portofolit të huave të trasnsferuara nga ish bankat shtetrore të nivelit të dytë dhe shoqëria INSIG sh.a., mund të jetë edhe trajtimi i “…aseteve të tjera, transferuara me ligje të veçanta”.
Duke patur parasysh që efekti i veprimit “antiligjor” të ATK-së shtrihej deri në 30 prill ’09, pra, vetëm për 6 muaj kohë, po të kemi parasysh afatin e hyrjes në fuqi të aktit të fundit nënligjor (Udhëzimi Nr. 29, datë 06.10.2008 i Ministrit të Financave), ishte e pamundur që për kaq pak kohë të bëje atë që s’ishte bërë për 10 vjetë me radhë, qysh nga ’98-a. Nga ana tjetër, aktet nënligjore në fjalë nuk kanë funksionuar fare për sa i përket kapitullit të ”procedurave të marrjes në pronësi të pasurive të lëna si garanci ose jo nga huamarrësit; të administrimit, shitjes dhe dhënies me qira ose enfiteozë të tyre”. Mënyra se si janë hartuar këto kërkesa kanë krijuar paqartësi, çoroditje dhe frenim total të kësaj procedure, me impakt të rëndësishëm në plotësimin e buxhetit të arkëtimeve. Sidoqoftë katërmujori i parë i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm edhe për shkak të ndikimit pozitiv të kuadrit të plotë ligjor, ku bazë ishte, natyrisht, ndryshimi i praktikës drejtuese të institucionit. Bëhet fjalë për krjimin e një tradite që s’ka ekzituar kurrë më parë, e cila më shumë se sa drejt një fundi e çon ATK-në drejtë një fillimi standard për çdo ndërmarrje dhe institucion tjetër të suksesshëm publik, që është procesi i shndërrimit, nëpërmjet procedurash të caktuara ligjore, në një subjekt aktiv të ekonomisë së tregut. Në këto kushte është i papranueshëm çdo lloj tavani kufizues që mund t’i vihet veprimtarisë ligjore të ATK-së, pavarësisht se ajo është krijuar si një institucion i përkohshëm. Dhe ky tavan është dëmprurës, si kur vendoset nga veprimtaria korruptuese, siç ka ndodhur deri në fund të vitit ’05, ashtu dhe kur ai vendoset nga paaftësia drejtuese, sikundër ka ndodhur në periudhën qershor ’07 – maj ’08.
Ka më shumë se një vit, qysh nga koha e ndryshimit të titullarit kryesor të ATK-së, që nuk ekzistojnë më arsye për kufizimin e veprimtarisë së ATK-së për shkak të faktorit njerëzor. Por duke filluar nga data 11 qershor ’09 hëto arsye nuk ekzistojnë as për shkaqe ligjore, pasi është duke hyrë në fuqi VKM-ja së re, si rezultat i skadimit të VKM-së Nr. 1045, datë 16.07.’08, qysh nga data 30.04.’09. Sapo ky vendim i ri i Këshillit të Ministrave të hyjë në fuqi, do të mundësohet edhe dekretimi i Udhëzimit të ri të Ministrit të Financave, duke mos humbur asnjë minutë kohë për të punuar me përkushtimin dhe ritmet e arritura në 4-5 mujorin e parë të këtij viti. Qëllimi është që rezultatet të çohen akoma më përpara në një kohë që ka mbetur më shumë se 70% e portofolit të transferuar të huave pa u arkëtuar, dhe që për arsye objektive, vështirësitë shtohen çdo ditë e më shumë. Deri sa VKM-ja e re dhe Udhëzimi i ri i Ministrit të Finacave në zbatim të tij të hyjnë në fuqi, ATK-ja vazhdon të ndjejë mungesën e një vakumi ligjor. Kështu që për disa javë, duke filluar nga java e parë e muajit maj, është e detyruar të bëjë vetëm përgatitje për të ardhmen, pasi zbatimi i Kodit të Procedurës Civile për ekzekutimin e detyrueshëm, sikundër veprohet në raste të tilla nga bankat dhe kreditorët e tjerë, është “vrima e fundit” e misionit ligjor të ATK-së. Rikthimi tek procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, nëpërmjet zyrës së Shërbimit Përmbarimor, humbet tërësisht misionin e ATK-së, pasi në kushte të tilla nuk mund të ketë më trajtim ekonomik të debitorëve. Por kjo mënyrë tradicionale e arkëtimit të detyrimeve debitore nuk ka qënë efektive as në fillimet e ATK-së, jo më tani pas 11 vitesh aktivitet, kur kanë mbetur detyrimet dhe garancitë kolaterale më problematike. Gjithashtu, alternativa e marrjes në pronësi të sendeve të sekuestruara nuk prodhon të ardhura në kushtet e skadimit të afateve ligjore të VKM-së Nr. 1045, datë 16/07/2008 si dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr. 29, datë 06/10/2008 në zbatim të tij, pasi mungon baza ligjore për shitjen e këtyre sendeve, pas procedurave të ankandit të zyrave të Shërbimit Përmbarimor. Nga ana tjetër, eksperienca e deritanishme tregon se debitorët mund të stimulohen dhe të ofrohen për të shlyer detyrimin vetëm kur përfitojë lehtësira për faljen e interesave, gjobave, kamatvonesave, zgjatjen e afatit, mosvendosjen e kufizimeve dhe likujdimin me këste të detyrimit të mbetur, të cilat nuk mund të aplikohen më pas datës 30/04/’09. Nga ana tjetër, një kushtëzim i tillë në kohë, nuk i krijon hapësirë konkretizimi interesit të debitorëve për të përfituar realisht nga lehtësitë, pasi shumica e tyre nuk mund t’i kenë të gatshme, në formën e depozitave apo likujditeteve, mjetet monetare që u kërkohen, por presin t’i marrin ato nga veprimtaria e biznesit apo shitja e pasurive të ndryshme. Parë në këtë këndvështrim, duhet një kohë relativisht më e gjatë që icentivat ligjore të funksionojnë si ingranazhe të makinerisë së zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror, pasi në të kundërt ato shndërrohen nga favore në sanksione. Agjencia e Trajtimit të Kredive është një investim institucional i shtetit shqiptar, me një strukturë të konsoliduar dhe të specializuar për trajtimin e borxhit të keq në përgjithësi, dhe jo vetëm të ish bankave të nivelit të dytë, sikundër është parashikuar edhe në nenin “2” të Ligjit Nr. 9731, datë 08/05/2007. Në këto kushte vazhdimësia e ekzistencës dhe funksionimit të saj del si domosdoshmëri e padiskutueshme. Nga ana tjetër, një nga mësimet më të mëdha të krizës globale mendojmë se duhet të jetë fakti që, krahas dhënies së kredive nga bankat duhet menduar edhe për arkëtimin e tyre, një proces ky për të cilën ATK-ja ka krijuar një eksperiencë të konsiderueshme. Kësisoj, “faktoringu” mbetet të jetë faza e fundit e zhvillimit të ATK-së, në kuadër të zbatimit pa afat të Ligjit Nr. 9731, datë 10.05.2007 dhe akteve më të fundit nënligjore, procedurat e miratimit të të cilave kanë nisur me mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 11.06.’09. Këto akte ligjore dhe nënligjore ia krijojnë perspektivën e re ATK-së, duke krijuar në radhë të parë lehtësi e favore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura debitore, të cilat nuk kanë qënë kurrë kaq shumë në interes të biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.
...