E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, sot në Tropojë, në stacionin shpirtëror të fushatës së tij elektorale

Në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, kryeministri Sali Berisha, viziton sot Tropojën, në atë që cilësohet si stacioni shpirtëror i fushatës së tij elektorale. Kreu i qeverisë pritet në mesditë në vendlindjen e tij, përmes një mitingu madhështor. Sipas organizatorëve të Partisë Demokratike, pjesëmarrja pritet të jetë e jashtëzakonshme dhe për këtë në qytetin e Tropojës ka pasur një interesim shumë të madh. Gjatë katër viteve në krye të qeverisë, kryeministri Berisha, ashtu si në çdo qytet të Shqipërisë, edhe Bajram Currin e zhvillua së tepërmi, nëpërmjet politikave të qarta të ndjekura nga qeveria e tij. Kryeministri Berisha pritet të prezantojë platformën e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme, edhe në qytetin e vendlindjes së tij. Në shumë intervista televizive kryeministri Berisha ka deklaruar se rrethi i Tropojës po rindërtohet plotësisht, pas bëmave që i ka shkaktuar regjimi që shkoi, njëherazi ka përjetuar edhe bombardime të egra gjata luftës në Kosovë. “Unë jam atje çdo ditë, çdo javë, çdo muaj po rindërtohet ai rreth tërësisht. Ka qenë një rreth që përveç varreve të hapura nga regjimi që shkoi ka përjetuar edhe bombardime shumë të egra gjatë luftës në Kosovë. Ky rreth ishte lënë në fatin e vet, kurse tani ai rreth është në rindërtim të plotë”, ka deklaruar pak muaj më parë kreu i qeverisë Sali Berisha, për vendlindjen e tij, Tropojën.        

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›