Kryesocialisti u mbyll dyert krerëve të partive aleate, sajon grindje për vendet e posterave të ngjitura nëpër Tiranë
Edi Rama, frikë nga rrjedhjet postzgjedhore brenda koalicionit
Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, frikës së Edi Ramës për humbjen e tyre, i shtohet edhe frika e mospasjes nën kontroll të deputetëve të mundshëm, që mund të marrin partitë aleate të saj. Pasigurinë e tij, ndaj PDS-ës, PBDNJ-ës, pse jo edhe G 99-s, Edi Rama e shpreh sipas mënyrës ë tij, duke përdorur si pretekste zënien e vendeve për posterat e tij, nga drejtues dhe kandidatë të këtyre partive, në qarkun e Tiranës. Në këto dyshime të tij, mësohet se Rama nxitet gjithnjë e më shumë nga aleati i tij, i sprovuar Skënder Gjinushi, i cili nga ana tjetër, është i interesuar të mbajë sa më shumë larg nga kryesocialisti, krerët e partive të tjerë të këtij koalicioni, duke tentuar ti njoh vetes të drejtën e qenies së tij, të vetmit të besuar, kreh i djathtë i kreut të PS-ës. Dy ditë më parë, mësohet se Edi Rama, në kohë të ndryshme ka pasur biseda me të njëjtën tematikë, me një nga drejtuesit e PDS, Artur Duçkollari, njëherazi kandidat i kësaj partie për Qarkun e Tiranës, si edhe me Erion Veliajn, kreun e G 99-ës. Në këto biseda, mes “zhargonit” të tij, fyes e kërcënues, Edi Rama nuk ka kursyer sharjet ndaj Artur Duçkollarit dhe Erion Veliajt, nën pretekstin pse këta, me posterat që kanë ngjitur anë e kënd Tiranës, kanë zënë vendet ku Edi Rama, kishte parashikuar të ngjiste posterat e tij elektoral. “Ç’ju duket vetja, më të mirë e më të bukur nga unë, që keni mbushur Tiranën me posterat tuaja”, mësohet të ketë qenë “mesazhi” që Edi Rama, ju ka adresuar “aleatëve” të tij, Artur Duçkollari dhe Erion Veliaj. Përballë një sjellje të tillë, ku Rama, për ditë e më shumë kërkon pretekste për t’u grindur me aleatët e tij, bashkëpunëtorët e tij të afërt, por edhe burie nga aleatët, bëjnë të ditur se më shumë se sa ngjitja e posterave, Edi Ramën e tremb humbja e zgjedhjeve, e cila, me një zhvendosje të mundshme të deputetëve të mundshëm të fituar nga partitë aleate, ia bënte gjithnjë e më shumë të pasigurt kontrollin, jo vetëm të opozitës, por edhe të deputetëve socialistë, që duket se e kanë tashmë gati lëvizjen e tyre ëpr linçimin e kreut të PS-ës, pas datës 28 qershor të ëktij viti. Këtë pasiguri të tijën, Edi Rama nuk lë pa e shprehur, nëpërmjet edhe indiferentizmit dhe mungesës së komunikimit me krerët e partive aleate, qoftë edhe për akordimin e takimeve elektorale, apo edhe për përafrimin e mesazheve elektorale, që duhet ti përcjellin zgjedhësve. Bashkëpunëtorët e tij, si edhe burime nga partitë aleate të këtij koalicioni të drejtuar nga PS-ja, bëjnë ët ditur se prej kohësh Edi Rama, nuk ka asnjë kontakt me kreun e PDS-ës, Paskal Milo, me kreun e PBDNJ-ës Vangjel Dulen, si edhe me kreun e G 99-ës Erion Veliaj. Jo vetëm kaq, por gjatë gjithë takimeve të tij elektorale, Rama, jo vetëm që nuk merr ndonjë nga aleatët, por as nuk i përmend ata në asnjë rast, gjatë fjalimeve ët tij elektorale. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe pak ditë më parë, në festën e 18-vjetorit të PS-ës, krerët e partive aleate, jo vetëm që nuk i dërguan ndonjë urim Edi Ramës, po ata as nuk u panë në festën e kësaj partie. Në një gjendje të tillë frike, të njëjtat burime, bëjnë të ditur se i vetmi aleat i besuar i Edi Ramës, është Skënder Gjinushi.
...