E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama premton në Bathore legalizimin e shtëpive, pasi më përpara i pat quajtur banorët “shpellarë” dhe “kolonë”

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar periferinë e kryeqytetit e konkretisht Bathoren duke premtuar se ai do të përfundojë më shpejt procesin e nisur të legalizimit dhe urbanizimit të zonave informate. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, Rama u ka premtuar banoreve legalizimin e shtëpive, si një detyrim i domosdoshëm me të cilin politika e vjetër është tallur. Kryesocialisti nuk mundi që tu shpjegojë banorëve të kësaj zone se përse selia rozë ka votuar në vitin 2006 kundër ligjit për legalizimet, se përse edhe pas miratimit të saj në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës së djathtë ajo ka qenë gjithnjë pengesë për implementimin e sajnë terren dhe përse së fundmi e denoncoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, duke mos dhënë sa për alibi asnjë opsion të ndryshëm sesi do të mund të kryhej ky proces. Ai ka luajtur të paditurin edhe për etiketimet e mëpërparshme të tij si “shpellarë” për banorët e zonave informale, apo për citimin e kandidatit të tij Ben Blushi, i cili i quajti këta banorë si “kolonë”, term që zakonisht përdoret për ardhacakët, të cilët me ndihmën e një pushteti kërkojnë të asimilojnë zonat e populluara nga një komb tjetër

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›