E Shtunë, 31 Tetor 2026

ATP Paris kualifikohet Rodik


Zho Viklfrid Tsonga dhe Tomas Bërdiç kualifikohen për në raundin e tretë të Turneut Masters të Parisit. Tenisti francez, që kërkon kualifikimin për në Mastersin e Londrës, mundi në ndeshjen e raundit të dytë spanjollin Gijermo Garsia Lopez me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje e kontrolluar mjaft mirë nga Tsonga që i fitoi setet me rezultatin 6-3 dhe 6-4.

Ndërsa Tomas Bërdiç u kualifikua për në raundin tjetër pasi mundi Fernando Verdaskon. Tenisti çek zhvilloi një lojë shumë më të mirë dhe arriti të fitojë këtë ndeshje në 2 sete 6-3 dhe 7-5.

U kualifikua për më tej edhe Endi Rodik që fitoi ndaj francezit Zhylien Benetó me rezultatin 2-0. Rodik fitoi nga një lojë me shërbimet e kundërshtarit në të dy setet duke i mbyllur ato me të njëjtin rezultat 6-4 duke siguruar një vend për në 1/8 e finaleve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›