E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme tek Franca demtohet Nasri


Samir Nasri nuk do të luajë në ndeshjet miqësore me SHBA dhe Belgjikën në 11 dhe 15 nëntor. Lajmi konfirmohet nga Federata Franceze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit.

Mesfushori i Mançester Sitit ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye ai nuk u grumbullua nga trajneri i përfaqësueses franceze Loran Blank.

Por Nasri nuk është i vetmi që shqetëson teknikun e ‘Bluve’. Kanë shfaqur probleme shëndetësiore edhe mesfushori i Njukasëll, Johan Kabajè, sulmuesi i Olimpikut të Marsejës, Loik Remì si dhe Florent Maludá i Çelsit.

‘Do të studiojmë me kujdes situatën në skuadër dhe më pas do të shohim nëse do të na duhet të thërras futbollistë të tjerë”, deklaroi Loran Blank.

Më pas trajneri francez konfirmoi praninë edhe të Erik Abidal i cili do të bashkohet me skuadrën franceze vetëm ditën e enjte. Blank theksoi se gjithsesi, Abidal nuk do të luajë ndeshjen e së premtes ndaj SHBA.

Franca ka edhe një tjetër ndeshje miqësore për të zhvilluar, atë me Gjermaninë në muajin shkurt në Bremen.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez injoron City-n
Karlos Tevez dhe Mançester Siti janë në një luftë të hapur. Shkak për këtë u bë kërkesa e sulmuesit argjentinas për të qëndruar në vendin e tij më shumë nga sa u lejua nga drejtuesit e klubit anglez. Del Piero: Nuk do tërhiqem nga futbolli
Alesandro Del Piero nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirën futbollit në përfundim të këtij sezoni. Është vetë sulmuesi italian që e ka deklaruar një gjë të tillë për të përditshmen ‘France Football’,  pikërisht ditën e 37 vjetorit të tij të lindjes. Balotelli: Marr përgjegjësitë e kombëtares
Mario Balotelli ka theksuar se nuk ndjen më shumë presion tani që kombëtares së Italisë i mungojnë Antonio Cassano e Giuseppe Rossi dhe i duhet të mbajë i vetëm peshën e sulmit të të kaltërve. Bosnja, Susic: Portugalia? Jam optimist
Trajneri i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, Safet Susic, është shprehur optimist para 2 ndeshjeve të play-off-it për Euro 2012 ndaj Portugalisë. Milan, lind ideja Borriello
Marco Borriello ka hyrë zyrtarisht në listën e Adriano Gallianit si përforcimi i mundshëm i janarit për sulmin e Milanit.

Lajmet kryesore

BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›