E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AUSTRI – Dështojnë bisedimet për koalicion mes të djathtës ekstreme dhe konservatorëve

VJENË, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë të Austrisë deklaroi se bisedimet për të formuar një koalicion qeverisës me Partinë Popullore Konservatore (OVP) kishin dështuar.

Bisedimet kanë qenë në terren të lëkundur prej ditësh, ku të dy palët janë përplasur për një sërë çështjesh, nga politika e jashtme dhe qëndrimi i tyre ndaj Brukselit e deri te shpërndarja e ministrive.

”Kreu i FPO, Herbert Kickl, informoi presidentin se bisedimet ishin ndërprerë dhe tërhoqi mandatin e tij për të formuar një qeveri”, njoftoi partia e tij.

”Megjithëse FPO e kishte mirëkuptuar OVP-në në shumë pika, për keqardhjen tonë, negociatat përfundimisht nuk përfunduan me sukses”, tha Kickl në një letër drejtuar presidentit Alexander Van der Bellen.

Kanë kaluar më shumë se 130 ditë që nga zgjedhjet parlamentare të Austrisë në shtator pa u formuar një qeveri – një rekord për vendin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›