Spiropali pret ambasadorët e Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovenisë: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në një takim, ambasadorin e Rumanisë Octavian Şerban, ambasadoren e Hungarisë, Martina Kasnyik dhe ambasadorin e Sllovenisë Jakob Štunf.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes grupeve të miqësisë, komisioneve dhe deputetëve.
“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre tre vendeve anëtare në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ambiciet e Shqipërisë dhe të rajonit janë një vlerë e shtuar për familjen evropiane”, shprehet Spiropali.
Nga takimet e kryeparlamentares Elisa Spiropali me ambasadorët e Rumanisë, Hungarisë dhe Sllove... 1 nga 2/r.e/