KIEV – Bombardimet ruse shkaktojnë vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave në Ukrainën jugore

KIEV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/- Bombardimet ruse shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve – në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, raportoi sot në Telegram guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin.
Prokudin tha se tre blloqe banimi, dy shtëpi dhe shumë automjete ishin dëmtuar gjatë sulmit.
Vija e frontit në rajon shkon përgjatë lumit Dnipro i cili derdhet në Detin e Zi.
Me fillimin e motit të ftohtë, Moska ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë elektrike për t’ua bërë jetën të mjerueshme qytetarëve ukrainas.
“Kievi gjithashtu ka humbur territor ndaj Rusisë në disa pika përgjatë vijës së frontit afërsisht 1000 kilometra”, sipas vëzhguesve ushtarakë.
Pas gati tre vitesh luftë, ushtria e Kievit është dobësuar.
Rusia deklaroi se sulmet e saj të rënda në Ukrainë janë një përgjigje ndaj përdorimit të armëve perendimore.
Ukraina po mbrohet kundër pushtimit rus në shkallë të plotë që filloi në shkurt 2022. //a.i/