E Martë, 3 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/5/2025

ACHEN (Gjermani) – Çmimi ”Karli i Madh” i jepet presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

SINGAPOR (Singapor) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

TAJPEI (Tajvan) – Presidenti Lai Ching-te flet në një aktivitet për të shënuar Ditën e Evropës.

MADRID (Spanja) – Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pret homologun slloven, Robert Golob.

MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov merr pjesë në diskutimet mbi sigurinë dhe bashkëpunimin euroaziatik.

LISBONË (Portugali) – Konsultime të reja me presidentin para emërimit të një kryeministri.

OKB – Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për rinovimin e sanksioneve kundër Sudanit të Jugut.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.

SAN ISIDRO (Argjentinë) – Vendim për vazhdimin e gjyqit në lidhje me vdekjen e Diego Maradonas, pas përjashtimit të gjyqtarit.

BRUKSEL (Belgjikë) – 40-vjetori i tragjedisë së stadiumit Heysel gjatë finales së Kupës Evropiane midis Liverpool dhe Juventus (39 të vdekur dhe 500 të plagosur)./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›