Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, nisin hetimet

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Policia e Tiranës njofton se një shpërthim ka ndodhur brenda perimetrit të burgut në Fushë-Krujë.
Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale”, njofton Policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.
/a.f/r.e/