Abas kërkon ndihmë urgjente nga shtetet arabe

Zyrtarët palestinezë thanë të mërkurën se shtetet arabe kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve të mëparshme për ndihma financiare ndaj palestinezëve.
Ata thanë se Autoriteti Palestinez po përballet me kriza të njëpasnjëshme financiare si pasojë e mospërmbushjes së premtimeve për ndihma financiare nga shtetet arabe dhe donatorët perëndimorë.
Ministri i Punës i Autoritetit Palestinez, Ahmed Majdalani, tha se deficiti buxhetor në vend ka vlerësohet të jetë rreth 2 miliardë dollarë.
Ai tha se Abas, i cili do të marrë pjesë në samitin e Bagdadit, do të vërë theksin tek nevoja për mbështetje financiare ndaj palestinezëve “teksa përballen për përpjekjet izraelite për të judaizuar Jerusalemin”.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Abed Rabbo, u kërkoi shteteve arabe të mbështesin “politikisht dhe financiarisht” palestinezët./Start/F. P/
2012-03-28 17:34