E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët spanjollë në grevë të përgjithshme

Nga kjo grevë do të ndikohet transporti rrugor, hekurudhor dhe ai ajror. Në këtë mënyrë, përveç të tjerash janë anuluar një pjesë e mirë e fluturimeve drejt Spanjës.

Qeveria konservatore e Mariano Rajoyt pritet të shpallë të premten masat e reja nga të cilat priten të kursehen dhjetëra miliardë euro. Kjo është sfida e parë e madhe e qeverisë konservatore qëkur mori pushtetin pak muaj më parë.

Me normën më të lartë të papunësisë në Evropë, Spanja është nën presion për të reduktuar deficitin buxhetor dhe për të vënë nën kontroll financat publike.

Dy sindikata për të mëdha të Spanjës kanë bërë thirrje për të demonstruar kundër masave të reja legjislative të cilat ua bëjnë më të lehtë kompanive flakjen e punëtorëve në rrugë.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-29 10:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›