Rikthehen “aksionet” për pastrimin e mjedisit

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ka theksuar, se vendi ynë është tejet i ndotur për shkak të papërgjegjshmërisë qytetare.
Ai kërkoi angazhim të gjerë në këtë drejtim. “Caktojmë datën 20 Prill si ditën e Shqipërisë së pastër. Duhet të pastrojmë të gjitha rrugët. Ministria e Mjedisit të marrë të gjitha masat dhe të përcaktojë të gjitha zonat dhe hartat e ndërhyrjeve. Administrata, shkollat, institucionet në mbarë vendin do të angazhohen këtë ditë për mjedisin. Shoqëria civile ka përcaktuar një datë tjetër dhe i përgëzoj. Duhet t’i japim mbështetje totale ndaj tyre. Sikur çdo javë të ketë një ditë të tillë është e nevojshme në këtë vend, pasi e kemi katandisur në këtë mënyrë. Ky do të jetë një aktivitet masiv”, tha Berisha. Ai u drejtua me disa pyetje qytetarëve se pse nuk e mbajnë pastër ambientin përreth, teksa ndodh e kundërta me ambientet e tyre personale.
“Pse ne mbajmë një qëndrim të pa qytetëruar ndaj mjedisit ku jetojmë? Pse ne kemi një kontrast midis mjedisit ku jetojmë dhe mjedisit përreth? Kjo ditë duhet të na shërbejë që të reflektojmë. Z. Ministër, planet në shkolla janë tejet të rëndësishëm. Duhet të nxisim një lëvizje të fuqishme në shkollat tona, rininë tonë. Është lëvizje për t’u ndarë nga një psikologji që nuk na duhet. Nuk mund të pranojmë ne që Shqipëria të paraqitet si një vend zhuli, plehrash. Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit”, shtoi ai.
Kryeministri foli edhe për çështjen e autizmit, duke theksuar se një sëmundje e tillë po përhapet në vend dhe i duhet kushtuar vëmendje. “Autizmi po bëhet një patologji frekuente. Mesatarisht 1 në 100 fëmijë lind me këtë fenomen. I takon që në Shqipëri 450-500 fëmijë të lindin me forma të ndryshme të këtij fenomeni. Në një aspekt, ky fenomen ka qenë i injoruar, pasi ka pasur përmasa më të ulëta. Sot, ky fenomen është bërë i njohur gjerësisht”, shtoi.
Sipas kreut të qeverisë, fenomeni kërkon ndërhyrjen e fuqishme të shtetit. “Autizmi ka forma shumë komplekse dhe më problematike se sa paraplegjia. Në këto forma, nuk ka trajtime të duhura dhe nuk janë trajtuar në mënyrë adekuate. Ndihma më e sigurt është kur ai kapet në mënyrën më të hershme. Institucionet tona nuk janë të përgatitura për këtë. Është e domosdoshme të funksionojnë qendrat rajonale të diagnostikimit të hershëm. Sot janë krijuar instrumente, të cilat bëjnë të mundur diagnostikimin”, shtoi. /S.Ll/Start/
2012-03-28 11:39