E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, ekzekutohen tre të burgosur

Raportet thanë se të burgosurit e paidentifikuar, të varur në burgje të ndara, akuzoheshin për vrasje të shumta. Japonia është një nga pak vendet e industrializuara që ende përdor dënimin me vdekje. Porse edhe atje, ky dënim aplikohet kryesisht për vrasësit serial. Edhe pse shumica e mbështesin dënimin me vdekje, grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo është veçanërisht e ashpër.

“Sot janë kryer tre ekzekutime”, tha ministri i Drejtësisë, Toshio Ogawa. “Unë kam kryer detyrën time si ministër i Drejtësisë, sikundër e parashikon edhe ligji”. Në radhë për t’u ekzekutuar janë më shumë se 100 persona, mes të cilëve edhe Shoko Asahara, arkitekti i sulmeve me gaz në vitin 1995 në metronë e Tokios. Përgjatë vitit 2011 Japonia nuk kreu asnjë ekzekutim. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 80% e popullsisë japoneze mbështet dënimin kapital./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-29 08:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›