E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abazaj: Shëndetësia nuk funksionon

Sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk funksionon, kjo pasi në të as pacientëve dhe as mjekëve nuk iu plotësohen kërkesat e tyre. Kështu është shprehur Din Abazaj presidenti i urdhërit të mjekut në një prononcim për mediat, pas konfrencës së 4 të agjencisë të cilësisë dhe akreditimit të institucioneve shtetërore. Ai ka zhvillluar me tej idenë e tij duke u shprehur se ky mos plotësim i nevojave çon edhe në rastet e dhunës ndaj mjekëve.
Abazaj ka shtuar se në spitalet tona nuk mund të bësh egzaminime të sakta dhe deri në ushqimet që nuk janë të shëndetshme. Ai është shprehur se reformat në letër nuk janë të dobishme për ketë sistem i cili e ka të vështirë të përmirësohet edhe me atë pjesë të buxhetit që i është lënë shëndetësisë në vendin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›