Plehrat në protestë, Drejtoria e Mjedisit gjobit me 1 milion lekë bashkinë
Zgjedhja e bashkiakëve të Partisë Socialiste për protestë me anë të plehërave i ka kushtuar një gjobë prej 1 milion lekë të reja. Agjensia rajonale e Mjedisit në Tiranë ka gjobitur Ndërrmarrjen e Pastrim Gjelberim nr. 1 të Bashkisë në Tiranë pasi ka marrë plehra nga Sharra që kanë pasur si destinacion qendrën e kryeqytetit. Plehrat e vendosura në qese plastike të zeza janë sekuestruar prej policisë duke ndaluar që protestuesit t'i përdornin ato. Vendimi për gjobën është marrë pasi ky veprim konsiderohet kundravajtje administrative në bazë të nenit 32 pika. Në bazë të verifikimit që u është bërë këtyre qeseve plastike në vend është verifikuar përmbajtja e tyre me mbetje të ngurta të marra prej vendgrumbullimeve të ndryshme të plehërave në Tiranë. Tentativa për depozitimin e plehërave në qendër të Tiranës ka ndodhur pikërisht në protestën e opozitës që është zhvilluar ditën e shtunë para kryeministrisë. Motivi i protestës ka qenë plotësimi i kërkesave të bashkive dhe komunave në lidhje me administrimin e fondeve.