Abbas dorezon ne OKB kerkesen per njohjen e shtetit palestinez
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lideri palestinez Mahmoud Abbas ka dorëzuar kërkesën e tij në Kombet e Bashkuara për njohjen e shtetit palestinez.
I shoqëruar nga duartrokitje të forta në Asamblenë e Përgjithshme, Abbas i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të mbështesë një shtet me kufijtë vitit 1967.
“Palestinezët kishin hyrë në negociata me Izraelin me qëllime të sinqerta, por ato dështuan për shkak të kolonive izraelite”.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ishte përpjekur të binte dakord me palestinezët dhe fajësoi këta të fundit për refuzimin e negociatave.
“Unë vazhdoj të shpresoj se presidenti Abbas do të jetë partneri im i paqes. Le të takohemi këtu, në Kombet e Bashkuara. Kush mund të na ndalë”.
Netanyahu shtoi se bërthama e konfliktit nuk kanë qenë kolonitë, por refuzimi i palestinezëve për të pranuar Izraelin si shtet hebre. Disa orë pasi mori kërkesën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ia kaloi atë Këshillit të Sigurimit.
Këshillit të Sigurimit mund t’i duhen javë e ndoshta edhe muaj për të shqyrtuar dhe vendosur për kërkesën palestineze.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të Kuartetit të Lindjes së Mesme, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara, ofruan një propozim tjetër për bisedime të drejtpërdrejta.
Ata bënë thirrje që të dy palët të paraqesin propozime konkrete për territorin dhe sigurinë brenda tri muajsh dhe të arrijnë marrëveshjen përfundimtare deri në fund të vitit 2012.
Programi bërthamor iranian është kundërshtuar ashpër nga perëndimi, veçanërisht SHBA, që akuzon Teheranin se po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore.
Nga ana tjetër, Republika Islamike, ka hedhur poshtë akuzat amerikane dhe ka refuzuar heqjen dorë nga projekti bërthamor, i cili sipas tyre, shërben vetëm për qëllime paqësore, kryesisht në mjekësi.