E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degjohen te shtena ne Gjermani gjate vizites se Papa Benediktit XVI

Janë dëgjuar të shtëna në Gjermani gjatë vizitës së Papa Benediktit të 16, ndërkohë që ai po mbante meshën në Efurt.

Të shtënat janë dëgjuar nga në një pikë kontrolli e sigurisë pranë Duomo.

Sipas informacioneve të raportuara nga stacioni televiziv, një polic ka mbetur i plagosur lehtë.

Policia ka arrestuar personin, i cili mendohet se mund të ketë gjuajtur me armë pranë sheshit ku po mbahej mesha..

Deri në këto momente, policia vetëm ka konfirmuar një incident në një rrugë pranë Duomo dhe sipas një zëdhënësi, situata ende nuk është bërë e qartë.

Papa Benedikti XVI vazhdon vizitën në Gjermani, ditën e sotme ai mbajti meshën në Erfurt, ku është pritur nga 30.000 besimtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›