E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev mbeshtet kandidaturen e Putin ne zgjedhjet presidenciale

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka mbështetur kandidaturën e kryeministrit rus Vladimit Putin, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Medvedev foli në kongresin vjetor të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar e drejtuar nga kryeministri Putin.

Zërat për një kandidim të mundshëm të kryeministrit Putin kanë filluar muaj më parë mirëpo asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht .

Putin ka shërbyer si president i Rusisë për dy mandate përpara se Medvedev të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2008.

Në atë kohë Medvedev deklaron:" Unë besoj se do të ishte e përshtatshme për kongresin për të mbështetur kandidaturën e kryetarit të partisë, Vladimir Putin, për postin e kreut të shtetit.

Mirëpo nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Putin apo partia e tij.

Korrespondentët thonë se shumica e rusëve besojnë se ai ka ndikim më të dhe me shume pushtet ne vend se Dimitri Medvedev.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›