Sateliti UARS bie sot në mëngjes në Itali
Pritej që të binte në tokën italiane të premten në mbrëmje sateliti gjashtëtonësh i NASA-s, por ekspertët thanë se ai është ngadalësuar dhe do të prekë tokën të shtunën në mëngjes. Agjencia Hapësinore Amerikane tha se 26 copat e satelitit pritet të bien nga ora një deri në pesë të mëngjesit të së shtunës. NASA ka rekomanduar të mos preken copat e metalit, jo për arsye toksike apo temperature të lartë, por për të evituar prerjen nga metali. NASA ka siguruar se UARS nuk përbën asnjë rrezik radioaktiv. Po ashtu, NASA njoftoi se mundësia që dikush të goditet nga copat e satelitit janë shumë të vogla dhe sidoqoftë shpejtësia e rënies në tokë do të jetë e ulët.