E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abbas përçanë qeverinë e Izraelit

Përplasje të ashpra kanë nisur në brendësi të qeverisë izraelite pas fjalimit të presidentit palestinez, Mahmmoud Abbas, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Në një intervistë për të përditshmen izraelite ''Haaretz'', ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, tha se fjalimi i Abbasit, ku ky i fundit ndër të tjera e akuzonte Izraelin se po kryente ''spastrim etnik'' ndaj palestinezëve, ''ishte një fyerje tepër e rëndë ndaj Tel Avivit'' dhe shtoi se lideri palestinez ''e kishte tejkaluar tashmë afatin e vet në politikë''.

''I duhet dhënë fund ringjalljes artificiale për Abbas'', theksoi Lieberman.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Ehud Barak, sipas të cilit Lieberman ''nuk përfaqësonte aspak qëndrimin e qeverisë izraelite ndaj Abbasit dhe se me deklarata të atilla po dëmtonte marrëdhëniet ndërkombëtare''.

Abbas, sipas Barak, ''mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe nëse do të largohej nga arena politike, do të ishte Hamasi ai që do të synonte pushtetin në territoret autonome të Bregut Perëndimor''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›