Westerwelle kërkon reformimin e KS të OKB-së

Jo gjithnjë konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore, shpesh dështojnë përpjekjet diplomatike. Kjo u tregua veçanërisht në muajt e fundit në bllokadën e Këshillit të Sigurimit ndaj çështjes së Sirisë.
Këshilli i Sigurimit nuk iu përgjigj detyrimeve të tij për popullin e Sirisë, kritikoi ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, në fjalimin e tij gati 15 minutësh në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjermania deri në fund të këtij viti është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe po angazhohet për një rezolutë kundër regjimit Assad. Por kjo po bllokohet nga Rusia dhe Kina.
"Ne dobësojmë Këshillin e Sigurimit, në qoftë se ne nuk do të kemi sukses që atë t'ia përshtatim botës së sotme. Nuk bën që Amerika Latine dhe Afrika të mos jenë fare të përfaqësuara me vende të përhershme në KS të OKB-së ndërsa Azia me vetëm një vend, Kinën”, tha Westerwelle.