Abdyli, perkujtimore vdekjesh me dekor dasmash
Luljeta Ndoka
Teksa trokasim ne deren e asaj ndertese madheshtore per zonen, verejme se po behen pergatitje intensive. Hyjme brenda dhe dyshimi vertetohet. E gjithe salla eshte e mbushur me karrige te veshura me cope te bardhe, e rrethuar gjithashtu me nje fjongo te kuqe. Ne fron qendron nje tavoline e veshur ne te bardha dhe dy karrige ku presupozohet se do te ulet dhendri me nusen.(Vazhdojme te mendojme se aty do te behet dasme)...
Pergatitjet
Nje burre fillon te shtroje tavolinat me fruta, lengje dhe buke, ndersa nga kuzhina vjen ere gjellesh te ndryshme. Kerkojme te takohemi me pronarin e ketij lokali, Abdyl Muka, i cili eshte mjaft mikprites. E pyesim se kush martohet, por ai veshtron cuditshem si per te thene: E kush tha se do te martohet njeri?! Pyetja jone vazhdon te mbetet edhe per pak caste pa pergjigje, derisa Abdyli zgjedh te na e shuaje kureshtjen, duke pohuar se aty do te behet dreka perkujtimore e nje te moshuari qe humbi jeten nje vit me pare gjate shperthimeve te fabrikes se demontimeve. E cuditshme...Serish nderhyn 45-vjecari Abdyl, i cili thote se nje dekor te tille e perdor per cdo rast: Lindje, vdekje, dasme, gezim hidherim... Ndjesia mistike qe te jep secila prej ketyre fjaleve, pasqyrohet tek menyra e qendrimit tone ne ato karrige, por per Abdylin kjo nuk do te thote asgje. Ai ka nje biznes te vetin dhe njerezit qe vijne aty jane vecse kliente, pavaresisht nese ata kremtojne nje ngjarje te gezuar, apo te hidhur.
Shperthimi
Abdyl Muka e ka para syve pamjen e asaj dite tragjike, aq me teper qe kaosin e ka perjetuar te dyfishte. Ndersa ndodhen shperthimet e para, ai u sherbente dasmoreve, ne diten e marteses se nje cifti te ri. "Kur degjuam shperthimet e para, dasmoret u terrorizuan. U bera thirrje te qetesoheshin se gjithcka do te kalonte shpejt, por ata kishin frike. Ne fakt, edhe une kisha frike", tregon Abdyli. Ai shton se te gjithe dolen duke pare jashte se nga vinte e gjithe ajo zhurme, ndersa me pas filluan shperthimet e tjera. Te gjithe u larguan nga te mundnin. Nusja u dergua tek ca te aferm ne Tirane, ndersa dasma ka vazhduar nje dite me vone normalisht", rrefen Abdyli, pronari i lokalit ku po behej dasme. Sa i perket demshperblimeve qe u ka dhene shtetit, Abdyli tregon se per ndertesen e tij ka marre 5 milione leke te reja. "Gjynah ata qe u kane vdekur njerez, por ne qe s'na ka ndodhur nje tragjedi e tille, na ka dale me mire me keto para", perfundon Abdyl Muka nga Gerdeci.
Dasma ne lokalin e Abdylit, kthehet ne tragjedi
Dasma ka filluar ahengun, por zhurma i ngrin. Thyhen xhamat. Kuzhinierit i mbeten pjatat e fergeses ne dore. Ka llogaritur qe t'i sherbeje rreth ores 12.00, por zhurma e ka kapur te shtangur. Ka marre femijen e tij dhe e ka futur ne nje cep. "Me mire te shpetoje ky ka thene". Ka ndjere tmerrin e vertete. Vala ka thyer xhamat e makinave para dhe i ka trandur dasmoret, qe jane perplasur kudo keq. Panik. Te gjithe bien mbi njeri-tjetrin. Ramazani, 100 metra tutje dasmes del dhe nxjerr femijet. Zhurme, dhe nuk e kupton pse eshte ndalur muzika. Kane filluar njerez te ikin. Kalojne makina. Nxitojne te gjithe. Ik. Te ikim, degjohen kudo. Ka marre edhe ai c'te mundet. Nga lokali vine shume njerez. Te tjere kane mbetur aty te shokuar. Nusen e largojne. I kalojne para syve. Ruzhdiu, teksa shikon nusen dhe dasmoret qe ikin, shtanget nje moment. E me pas shkon drejt shtepise, ku mundohet te shpetoje ke te munde. E nusja iken. Shkon tek te afermit e saj. Te gjithe te tronditur. Makinat e para nisen ne drejtim te Spitalit Ushtarak. Te shumte jane te plagosurit. Nusja te nesermen behet gati dhe shkon ne shtepine e bashkeshortit. Por kete radhe pa zhurme, pa daulle dhe aheng. I gjithe vendi eshte ne zi, e jo vetem Gerdeci. Sot pas nje viti, cifti gezon, por serish nuk harron ate qe u ndodhi diten e dasmes se tyre.