E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosta Trebicka, biznesmeni qe denoncoi trafikun e fishekeve

TIRANE - Kosta Trebicka, ishte nje nga njerezit qe ka dhene disa deshmi per tragjedine e Gerdecit. Ai kembengulte qe ne kete vend ishte bere dhe tregti fishekesh, akuza per te cilat prokuroria ka nisur hetimet. Por Trebicka humbi jeten tragjikisht me 12 shtator te vitit te kaluar, ku u perfshi ne nje aksident ne Korce. Sipas te dhenave, procesi i ripaketimit te fishekeve qe me pas perfundonin ne Afganistan me porosi te Pentagonit, nisi me firmen e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka. Ne loje me pas hyri dhe Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armesh, i cili do te rriste artificialisht cmimin e armeve. Dhe kjo rritje artificiale e cmimit ishte tmerresisht e madhe, nga 18 ne 42 dollare per nje arke me municione. Keto para dyshohet se jane ndare mes zyrtareve shqiptare, Diverolit dhe Herri Tomeit. Por per te mbyllur kete afere ata kishin nevoje per nje paketues te besuar. Ne keto kushte, Ylli Pinari, Drejtori i "Meico", largoi forcerisht Kosta Trebicken nga biznesi i paketimit dhe mori nje te njohurin e tij te vjeter, Mihal Delijorgjin. Rritja e vleres se municioneve qe u blene me parate e qeverise amerikane, u krye ne baze te nje marreveshjeje te thjeshte mes Ylli Pinarit dhe Efraim Diverolit. Biznesmeni Kosta Trebicka, ka pohuar se Diveroli u takua se bashku me Pinarin ne nje shtepi ne Tirane dhe iu kerkua te firmoste nje kontrate direkt me "Meico"-n dhe tani e tutje, te gjitha materialet do te shiteshin me cmimin 26 dollare per 1000 cope fisheke, ndersa cmimi tjeter prej 14 dollaresh, do t'i paguhej kompanise se Delijorgjit, ne menyre qe te plotesohej totali i 40 dollareve, te cilat AEY-se po i merreshin nepermjet "EVDIN".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›