E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruget dytesore, sigurohen 40 milione euro

Qeveria shqiptare siguron nje fond prej 40 milione eurosh nga Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim, per financimin e rrugeve dytesore. Lajmin e kane bere te ditur dje burimet zyrtare ne Ministrine e Financave. Nje delegacion i Ministrise se Financave i kryesuar nga zv/ministri Sherefedin Shehu ndodhet ne Paris per te negociuar me CEB, per nje financim te projektit te rrugeve dytesore ne Shqiperi. Pas negociatave dy ditore CEB-i ka rene dakord te financoje 40 milione euro ose 51 milione USD. Ne kete menyre projekti behet efektiv menjehere dhe do te fillojne procedurat e tenderimit. Burimet zyrtare njoftojne se, financimi i CEB-it prej 40 milione euro me kushte shume te favorshme, duke ju bashkuar financimeve te akorduara nga IDA, Fondi OPEC dhe IPA sigurojne nje shume prej rreth 96.4 milione USD per kete projekt, nderkohe qe do te vijojne negociatat dhe me institucione te tjera per te siguruar financimin e nevojshem. Projekti ne total ka nje vlere prej rreth 400 milione USD dhe financimet do te perdoren per rruge me ndikim te madh ne zhvillimin ekonomik te zonave rurale. Ne proces ndertimi, jane segmentet qe lidhin Tropojen me Kukesin nepermjet Hasit. Gjithashtu jane gati financimet per prokurimet e segmenteve, Rubik-Rreshen, Shengjin -Kune, Kelcyre -Berat, etj. Projektet per keto akse jane gati, nderkohe qe pritet puna per fillimin e punimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›