E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet me probleme, qender per trajtimin e tyre

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo e shoqeruar edhe nga ambasadori italian ne Tirane Saba D'Elia, kane vizituar qendren sociale edukative "Pranvera", e cila sherben per rehabilitimin e te miturve me paaftesi mendore dhe te zhvillimit. Ngritja e kesaj qendre eshte financuar nga kooperacioni italian, me vleren prej 500 mije euro. Ajo ka si qellim permiresimin e kushteve te jetes se te rinjve, te prekur nga paaftesi fizike, psikike dhe sensoriale nepermjet nxitjes dhe zhvillimit te aftesive te tyre. Kjo qender frekuentohet nga 50 persona, ku pervec rehabilitimit fizik, punonjesit e qendres i kushtojne nje rendesi te vecante integrimit social te ketyre femijeve. Sipas ministres se Shendetesise, Anila Godo lista e personave qe kane nevoje per rehabilitim ne keto qendra, eshte me e madhe ndaj do te mendohet per zgjerimin e ambienteve. Edhe ambasadori italian ka premtuar mbeshtetjen e qeverise se tij, ne keto iniciativa te rendesishme sociale. Ai ka thene se aktualisht jane rreth 18 projekte te tilla, qe do te shtrihen ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›