E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetarja, Ivanoviç: Fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar

BEOGRAD - I ashtuquajturi ministri serb për Kosovën Oliver Ivanoviç, mendon se promovimi i Abetares së njësuar Shqipëri-Kosovë dëshmon se fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar.

Ivanoviç tha se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por sipas tij promovimi i Abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”.

“Kjo ide, e cila të paktën në mënyrë deklarative, është e papranueshme për Evropën dhe Botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë, prandaj duhet të ketë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”–tha Ivanoviç.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shqipëri-Kosovë 1 Abetare, Berisha: Fqinjë, çlirohuni nga shqiptarofobia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›