E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal intensifikon stërvitjet

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka intensifikuar përpjekjet për rikthimin e tij pas transplantimit të mëlçisë në prill.

Reprezentuesi francez iu nënshtrua operacionit 18 muaj më parë për të hequr një tumor në mëlçi, kurse iu nevojit një transplantim këtë vit pas komplikimeve të ndërhyrjes së kaluar.

Por, Europa Press ka konfirmuar se 33 vjeçari ka intensifikuar regjimin e stërvitjeve me shpresë të rikthimit në fushë. Doktorët kanë konfirmuar se Abidal mund të luajë sërish futboll kurse vet futbollisti ka bërë të ditur se synon të paraqitet për Barcelonën para përfundimit të këtij viti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›