E Diel, 1 Nëntor 2026

Arteta i kënaqur me ndërrimin e rolit

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me rolin e tij të ri defanziv. Refuzimi i gjigantit londinez për të sjell zëvendësues pas largimit të Alex Songut në Barcelonë habiti shumë tifozë të Arsenalit.

Por, menaxheri Arsene Wenger vendosi të aktivizojë Artetan në rol më defanziv. Kurse, 30 vjeçari është kundërpërgjigjur me paraqitje të shkëlqyeshme.

“Është detyrë shumë e rëndësishme, balancimi i ekipit mes sulmit dhe mbrojtjes. Është dashur të ndryshoj rolin por edhe mënyrën e të menduarit, jam i kënaqur sepse sakrifica ime shkon në dobi të ekipit”, deklaroi Arteta për magazinën zyrtare të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›