E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal nga beteja me vdekjen ne fushe

Nga beteja me vdekjen në fushë për të fituar Ligën e Kampioneve. Kjo është historia e Eric Abidal, mbrojtësit të Barcelonës që më 28 maj do të luajë në ‘Wembley’ kundër Manchester United në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Futbollisti francez iu nënshtrua vetëm dy muaj më parë një operacioni pas diagnostikimit me tumor në mëlci, por tani në një kohë record është rikupetuar plotësisht dhe është gati të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampioneve.

"Mund të jesh me fat, të luash futboll dhe të bësh një jetë shumë të pasur. Mund të blesh shumë shpejt makina dhe gjëra të tjera të kushtueshme, por kur ndodh dicka si ajo që më ndodhi mua, atëherë këto nuk kanë asnjë rëndësi. Kështu unë kam vendosur t’i shpenzoj paratë e mia në drejtime të tjera. Dua të ndërtoj spitale ose të bëj dicka për fëmijët”, ka thënë Abidal, i cili tani ka një mundësi të artë të marrë një revansh ndaj sëmundjes që për pak i kushtoi jetën. Finalja e “Wembley” është i vetmi mendim që mbrojtësi ka në mendje.

‘Jam stërvitur shumë me skuadrën për të rikuperuar kohën e humbur. Tani dua të luaj në finalen e Champions për të ndhihmuar Barcelonën. Manchesteri është një skuadër e fortë, por i kemi të gjitha mundësitë për të triumfuar’, është shprehur Eric Abidal, që gjithashtu ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që ai të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›