Liga e Europes Porto triumfon ndaj Sporting Braga

Porto ka triumfuar në Ligën e Europës, pas fitores 1-0 kundër Sporting Braga në finalen e luajtur në Dublin. Një goli i sulmuesit kolumbian Falkao i ka dhuruar suksesin kampionëve portugezë që ngjiten në majën e futbollit evropian. Një triumf personal edhe për Andres Villas Boas, i cili hyn në histori si trajneri më i ri në moshë që fiton një trofe në Kupat e Europës.
Finalja e Dublinit kurorëzoi të gjitha pritshmëritë që e projektonin Porton si favorite për të fituar kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin e kontinentit të vjetër. Megjithëse do ta kishte të vështirë, skuadra e Villas Boas do të gjente golin e vetëm dhe të fitores në fundin e pjesës së parë. Falkao konfirmon edhe një herë veten si heroi i Portos duke i dhuruar skuadrës së tij trofeun e Ligës së Europës, sukses ky ku meritë ka tekniku 34-vjeçar.
"Erdhëm në këtë finale duke mos humbur asnjë ndeshje në kampionat. Ishim të bindur te forca jonë dhe arritëm të fitonim një trofe të rëndësishëm si Liga e Europës. Kjo është merita e të gjithë futbollistëve që kanë dhënë maksimumin gjatë gjithë sezonit”, është shprehur Andres Villas Boas, i cili është vendosur në listën e trajnerëve më të kërkuar nga disa prej skuadrave më të mëdha të Europës.
Nertan Prifti