E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci E vetjma rruge per ne revolta

"Në kundërshtim me ligjin, me interesat e qytetarëve, me parimet dhe vlerat universale të botës demokratike. Sot, populli opozitar është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe të dëgjuar nga miliona sy, e miliona veshë drejtpërdrejt në ekran në një transparencë të paparë në vendin tonë.

Sot, për ne ka dy rrugë, ose të ulim kokën e ti nënshtrohemi diktaturës që vjedh votën ose të ngrihemi për ta larguar njëherë e mirë. zgjedhja është e qartë, e vetmja rrugë për ne është revolta popullore, që nga kryetari deri te çdo deputet e te çdo kryetar bashkie apo komune do jemi në ballë të revoltës. Apeli im për çdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht.

Shqipëria nuk është Egjipt, Tunizi apo Libi. Prandaj s'mund të ketë vend edhe për qytetarë të lirë edhe për diktaturë. Të gjithë në këmbë! Të gjithë në rrugë! Të gjithë në betejë!"-tha deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›