E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Gadafit po i afrohen Brengazit

Televizioni shtetëror i Libisë ka deklaruar se forcat besnike ndaj Moamer Gadafit janë afër qytetit Bengazi, bastion i kryengritësve në lindje të Libisë.

Televizioni tha se forcat e Gadafit kanë rimarrë kontrollin në terminalin kryesor të naftës në Zuetina, dhe kanë përparuar drejt Bengazit.

Nuk ka konfirmime të pavarura të raportit.

Televizioni gjithashtu theksoi se forcat e Gadafit kanë marrë qytetin Misrata, por kryengritësit e hodhën poshtë pretendimin.

Ndërkohë, mbështetësit e zonës së ndalim-fluturimit në Libi bënë thirrje që sot Këshilli i Sigurimit të votojë për rezolutën, që do t`i parandaloj forcat e Gadafit të ndërmarrin sulme ajrore kundër kryengritësve.

“Diskutojmë shumë seriozisht për një varg aksionesh që besojmë se mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve. Por, duhet të jemi të gati të planifikojmë hapa që përfshijnë dhe me gjasë, shkojnë përtej zonës së ndalim-fluturimit”, tha ambasadorja amerikane Sjuzën Rajs.

Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë bërë thirrje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të imponoj zonë të ndalim-fluturimit.

Rusia dhe Kina janë shprehur të rezervuar për çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›