E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Rrezatime të forta nga Fukushima

Kreu i entit amerikan NRC, Gregory Jaczko ka deklaruar se centrali bërthamor i Fukushimës po shpërndan rrezatime shumë të forta dhe vdekjeprurëse.

Ndërkohë Japonia rrezikon blackout në një shkallë të gjerë nëse konsumimi nuk do të pakësohet për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Industrisë, Banri Kaieda.

Ndërsa Kina i ka kërkuar Japonisë informacion të saktë mbi situatën aktuale rreth centraleve bërthamore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›