E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal, objektiv i ri i PSG-s

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 13:45

Mbrojtësi i Barcelonës Eric Abidal është objektiv i ri i klubit ambicioz nga Ligue 1 Paris Saint-Germain.

31 vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale në Nou Camp dhe sipas të përditshmes katalan Sport, PSG është e vetëdijshme për situatën e tij dhe ka shprehur gatishmëri ti ofron kontratë dyvjeçare në fund të këtij sezoni.

Abidal besohet se kërkon kontratë të re dyvjeçare me gjigantin katalan por klubi është i gatshëm ti ofron vetëm marrëveshje të kushtëzuar njëvjeçare të bazuar në shkallën e paraqitjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›